Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, gjatë ditës së sotme pritet një mot i qëndrueshëm, reshje lokalisht të dobëta në territorin e vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 19 / 31°C;
Në vendet e ulëta: 17 / 32°C;
Në zonat malore: 14 / 26°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa herë pas here pritet të jetë deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.
