Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s.

Valëzimi në dete do të shkojë nga 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.