Muaji Maj pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor të kushteve të motit në Shqipëri.

Meterologia Lajda Porja, zbuloi se pas një periudhe relativisht të freskët dhe të paqëndrueshme, temperaturat do të rriten ndjeshëm, por moti do të mbetet kapriçoz me vranësira dhe reshje të izoluara shiu.

Java aktuale parashikohet të jetë kryesisht e qëndrueshme deri ditën e enjte, me kthjellime dhe diell.

Megjithatë, e enjtja dhe e premtja sjellin sinjale për reshje shiu, të cilat priten të jenë të pakta dhe jo intensive.

Zonat bregdetare do të jenë më të favorizuara me mot të kthjellët, ndërsa në zonat malore, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, herë pas here do të ketë zhvillim vranësirash që mund të sjellin reshje të izoluara.

“Në fakt presim që gjithë pjesa tjetër e majit do të kemi një ndryshim total të situatës termike, pra të temperaturave. Presim që duke filluar që nga sot edhe në vijim të kemi ndryshim të temperaturave, por nuk është se do të kemi një maj i cili do të jetë i qëndrueshëm, edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell. 

Parashikohet në fakt që kjo javë të jetë kryesisht e qëndrueshme dhe me kthjellime të paktën deri ditën e enjte, ku do të kemi më shumë diell. 

Ndërkohë e enjtja dhe e premtja ka sinjale që të sjellë reshje, edhe pse reshjet do të jenë të pakta, nuk është se presim reshje intensive, por do të jenë prezente. 

Në zonat malore, pra gjysma lindore e Shqipërisë, verilindja, juglindja, pritet që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë momente me reshje të pakta apo rrebeshe të izoluara.

Mbetet disi më e favorizuar dhe e qëndrueshme vija bregdetare. Megjithatë, ka sinjale që e premtja dhe fundjava të risjellë sërish vranësira dhe në territor, duke mos e bërë këtë fundjavën totalisht me diell. 

Ajo çfarë pritet përgjatë ditëve të fundit në fakt, deri në fund të muajit maj, do të kemi një ndryshim të situatës termike. Pas një fundjave, do të thoja, relativisht të freskët dhe me temperatura ku kishte shumë zona që janë edhe tre-katër gradë më të ulëta krahasuar me vlerat normale të majit, sot presim një maksimum 24 gradë. 

Që nga e marta dhe deri në fundjavë temperaturat do rriten çdo ditë duke bërë që pjesa e dytë e javës, pra nga e mërkura dhe në vijim, presim temperatura edhe 29 gradë, do ketë zona të izoluara që do të shënojnë edhe 30 gradë, do të jetë një mot i ngrohtë. 

Është një masë ajrore e cila është relativisht e mbushur me lagështirë. Kjo kjo do të bëjë që ne do ta ndjejmë menjëherë ndryshimin e motit dhe situatës termike, se do të jetë i ngrohtë, por vranësirat do jenë prezente.

Herë pas here dhe në kryeqytet momente me pika shiu, rrebeshe në skajin verilindor dhe juglindor, pra Bajram Curri, Puka, Peshkopia, Kukësi, Qarku i Korçës, Erseka, Gjirokastra, Tepelenë, Përmet, gjatë pjesës së dytë të ditës pas këtyre temperaturave të larta që presim, rrezikojnë rrebeshe afatshkurtra”, u shpreh Porja.