Kokëzarat e bënë punën e tyre dhe fati trokiti në 5 dyer! Sot, më 4 nëntor, u shpallën 5 fatlumët e parë të HEXA-s, të cilët fituan 100,000 lekë secili. Po, e lexove mirë!

Prej 5 javësh, me siguri i ke vënë re kokëzarat e HEXA-s që kanë pushtuar Tiranën. E tani e dimë se nuk kanë qenë thjesht për dekor: ata po bëheshin gati për të dhuruar lekë!

Ja cilët janë 5 fatlumët që do ta mbajnë mend këtë shorte:

Alvi.B – 28.10-04.11

Klea.M – 21.10 – 28.10

Mariglen.H – 14.10 – 21.10

Orges.T –  7.10 – 14.10

Orgis.H – 30.09 – 7.10

Por, si ia dolën? Sekreti është fare i thjeshtë: Regjistruan të dhënat në hexa.win, bënë një blerje te KUBO, mblodhën automatikisht pikë dhe u bënë pjesë e shorteut. Kaq e thjeshtë! Një blerje e zakonshme u solli një surprizë prej 100,000 lekësh!

Por, mos mendo se e humbe mundësinë, kemi një lajm të mirë: loja vazhdon! Shorteu hidhet çdo të mërkurë dhe çdo javë ka një mundësi të re për të fituar.

Kështu që, herën tjetër që kalon te KUBO, mos harro të shkarkosh aplikacionin hexa.win, të tregosh kodin unik QR tek arka dhe të mbledhësh pikët e tua, sepse 100,000 lekët e radhës mund t’i marrësh ti!

Paç fat!

Shkundi zaret, fito paret!