Të dhënat e përcjella nga prodhues të disa vaksinave kundër Covid 19 janë shprësëdhënëse, dhe tregojnë se shkencëtarët janë në rrugën e duhur të zhvillimit me një shpejtësi rekord të një vaksine të shumëpritur, efikase dhe të sigurtë.


Të hënën, tre grupe hulumtuese trumpetuan secila rezultate pozitive në fazat e para të testimit, duke demonstruar se vaksinat e tyre eksperimentale shkaktuan një përgjigje imune të shumëfishtë, e cila mund të jetë e një rëndësie kyce për mbrojtjen afatgjatë kundër infeksionit.


Këto grupe përfshinin Universitetin e Oksfordit dhe partnerin e saj AstraZeneca, Pfizer dhe partneren BioNTech dhe kompaninë kineze të vaksinave CanSino Biologics. Javën e kaluar, Moderna nxorri ​​gjithashtu të dhëna premtuese të hershme.


Por ekspertët paralajmërojnë se këto studime, sado të lavdërueshme që të jenë, do të duhet të konfirmohen me prova masive klinike të Fazës 3, duke përfshirë dhjetëra mijëra njerëz, për të përcaktuar nëse ndonjë vaksinë mund të jetë vërtet efektive.


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka të paktën 23 kandidatë për vaksina të COVID-19 që kanë përparuar në faza të ndryshme të studimeve njerëzore. Deri tani, janë disa prej tyre që kanë dëshmiar të dhëna premtuese paraprake nga provat e hershme klinike, qoftë në revista të njohura shkencore, qoftë edhe drejtpërdrejt në internet ose në njoftimet për shtyp.