Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta.
Vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat pritet të rriten më tej në mesin e javës së ardhshme.
“Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si për ditën e sotme, për fundjavën, por edhe për fillimin e javës së ardhshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe me orë të shumta me diell.
Temperaturat, në orët e mesditës, do të kapin vlera nga 36-38 gradë Celsius. Gjithashtu, edhe temperaturat e mëngjesit do të kenë rritje graduale dhe nga 19-22 gradë Celsius, do të kalojnë në vlerat 22-24 gradë Celsius.
Për shkak të depërtimit të anticiklonit afrikan, duke filluar nga e mërkura ose e enjtja e javës së ardhshme, pritet të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave, deri në vlerat 39 apo 40 gradë Celsius.
Sa i përket elementit të erës, ajo do të fryjë e lehtë. Në ditët e hënë dhe të martë pritet erë intensive, me shpejtësi 10 m/s deri në 20 m/s përgjatë zonave bregdetare dhe luginore”, u shpreh sinoptikani Elvi Jahaj.
Top Channel
