Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore me intensitet deri mesatar.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët prite të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit, gradualisht pas mesdite reshjet e shiut deri në orët e pasdites lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit. Në mbrëmje, ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 15 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon  do te jete i forcës 3-4 ballë.