Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shtator, pas një ngadalësimi të lehtë në dy muajt paraardhës. Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën gati 307 miliardë lekë kredi deri në shtator. Për blerje banesash, në 9-mujorin janar-shtator, u morën në banka nga qytetarët mbi 50.6 miliardë lekë kredi.

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën gati 307 miliardë lekë kredi deri në shtator. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me janar-shtatorin e vitit të shkuar, huatë janë zgjeruar me 27.9 miliardë lekë apo 9.3 për qind.

Vijon "uria" për kredi! Gati 307 mld lekë hua deri në

“Kjo rritje tregon një besim më të madh të qytetarëve dhe biznesit ndaj sistemit bankar, por edhe një nevojë të shtuar për financim në një periudhë me inflacion të ulët dhe interesa më të qëndrueshme”, u shpreh Artur Ribaj, pedagog, ekspert i sistemit bankar.

“Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, deklaroi Selim Blliku, ekspert për çështjet ekonomike.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 9-mujorin janar-shtator, u morën në banka nga qytetarët mbi 50.6 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 53 për qind e huasë së re të dhënë në këtë periudhë kohore.

Vijon "uria" për kredi! Gati 307 mld lekë hua deri në

“E gjithë kjo vjen pasi sektori bankar po e konsideron të sigurt kredi-dhënien për apartamente të reja. Gjithashtu ka ndikuar edhe fakti që sistemi bankar ka sot mjaftueshëm likuiditet”, vijoi Blliku.

“Është një rritje që vjen edhe si reflektim i urbanizimit dhe migrimit të brendshëm. Shtimi i ndërtimeve ka gjeneruar kërkesë të lartë për kredi banesash, veçanërisht në qytetet e mëdha”, theksoi Ribaj.

Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën mbi 206  miliardë lekë kredi në 9 muaj. Pjesa tjetër e huave iu takon institucioneve publike.

Vijon "uria" për kredi! Gati 307 mld lekë hua deri në

“Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, nënvizoi Blliku.

“Kredia për biznes po mbështetet nga garanci më të qarta dhe analiza më të thelluara të riskut. Bankat po tregojnë fleksibilitet në segmentin e SME-ve”, përfundoi Ribaj.

Vijon "uria" për kredi! Gati 307 mld lekë hua deri në

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vetëm muajin e shkuar shqiptarët morën mbi 34 miliardë lekë kredi, 7.1 miliardë lekë më tepër se një vit më parë.