Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se ditën e hënë nis puna normalisht. Bëhet me dije se për të gjithë ata që nuk ka pasur mundësi takimi gjatë kësaj periudhe, do t’u caktohet një tjetër datë.


“Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen.


Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri”, njofton ambasada.