Autoriteti Rrugor ka njoftuar ditën e sotme ndalimin e kalimit të automjeteve në mbikalimin e Sukthit, për shkak se ky aks rrugor është dëmtuar.

ARRSH njofton se dëmtimi ka ardhur si pasojë e një aksidenti, duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri, ndërsa pritet që sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 të bëhet montimi i elementit horizontal.

Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

Njoftimi:

Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.