Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur ditën e sotme mbi atë që do të ndodhë me Bordin e Transparencës.

Ajo tha se çështja e Bordit po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese.

Delina Ibrahimaj: Bordi është duke u diskutuar në gjykatën kushtetuese. Ka pasur një seancë, pritet një seancë e dytë

I qëndroj asaj që kam përsëritur se ndërveprimi i qeverisë në përcaktimin e çmimeve të karburanteve ishte e detyruar nga kushtet ku ndodheshim.

Shifrat tregojnë se ndërhyrja jonë ka qenë efektive në ndërhyrjen e çmimit final që konsumatori paguan.