
Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm të përdorur tek pija e Coca-Cola do të shpallet si substancë kancerogjene (e mundshme) muajin e ardhshëm.
Substanca e qujatur aspartame, e përdorur në produktet nga pijet e gazuara kryesisht dietike Coca-Cola deri te çamçakëzët Extra, do të renditet në korrik si “ndoshta kancerogjen për shëndetin e njerëzve” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thanë burimet për Reuters.
Vendimi i IARC, i finalizuar në fillim të këtij muaji pas një takimi të ekspertëve, synon të vlerësojë nëse kjo substancë është një rrezik i mundshëm apo jo, bazuar në të gjitha provat e publikuara.
Edhe pse deri tani nuk ka patur asnjë studim shkencor lidhur me këtë çështje, teksa konsumatorët e shqetësuar janë duke pritur me padurim të gjitha rezultatet e fundit, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me shëndetin e tyre.
Ndërkohë sipas mediave të huaja bëhet me dije se që nga viti 1981, JECFA ka thënë se aspartame, kjo substancë që aktualisht mund të shpallet si kancerogjene është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë.
Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg mund të pijë nga 12 deri në 36 kanaçe me sode dietike që të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut.
Një zëdhënës i IARC tha se gjetjet e komitetit të IARC A ishin konfidenciale deri në korrik ku do të bëhet dhe publikimi për audiencën.