Në emisionin e sotëm “Shqipëria Live” në Top Channel u diskutua tema e ilaçeve të rrezikshme që disa të rinj në Shqipëri përdorin për t’u dobësuar.
Farmacistja Kristilda Plepi tha se të rinjtë po përdorin edhe laksativë.
“Përdorin edhe laksative. Mund të kamuflohen për faktin se thonë se e kanë për gjyshen, mamin apo babin, por duhet të shprehen hapur se nuk i bën mirë për zorrën dhe aq më pak në atë moshë,” u shpreh ajo.
Ndërsa mjekja endikronologe Entela Puca u shpreh se fillimisht ata duhet të bëjnë analizat fillimisht dhe se tha se Ozempic nuk duhet të përdoret për humbje peshe.
“Medikamenti ka dhe efekte anësore. Ka ndjesinë e nauzesë që krijon ndjesinë e ngopjes tërë kohës, e më pas shoqërohet dhe me të vjella. Mund të japë probleme tek pankreasi, që mund ta çojë dhe në kirurgji,” tha Puca.