Ditën e Enjte, 11 maj, vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë vendin.

Hera-herës do të ketë reshje në formën e shtëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zonat malore 8 deri 15°C
në zonat e ulëta 9 deri 21°C
në zonat bregdetare 10 deri 20°C