
Pacientët e transferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në QSUT, nuk po marrin trajtimin e duhur mjekësor madje as ushqim. Burime pranë gazetës “Shqip” kanë denoncuar situatën e rëndë të krijuar në urgjencën e QSUT ku sipas tyre, këta pacientë nuk janë sistemuar akoma megjithëse kanë probleme të rënda respiratore.
Sipas burimeve, sot pritet të reagojnë dhe autoritetet përgjegjëse të spitalit “Shefqet Ndroqi” pasi të sëmurët me pneumoni kanë nevojë imediate për trajtim të specializuar.
Ditën e mërkurë, spitali “Shefqet Ndroqi” u kthye në spital për pacientët me Covid-19, ku 100 shtretër u vunë në dispozicion të pacientëve. Por duket se e gjithë vëmendja është drejtuar tek covid duke lënë në mëshirë të fatit pjesën tjetër të të sëmurëve që kanë nevojë për shërbim shëndetësor.