Duket se trziarat në Iran nuk kanë fund, teksa së fundmi një 12-vjeçare dyshohet se është vrarë nga autoritetet gjatë protestave të dhunshme.
Aktivistët në Iran kanë denoncuar vdekjen në ditën e Krishtlindjeve të një vajze 12-vjeçare, e identifikuar si Saha Etebari. sipas dëshmive, e mitura u vra pasi agjentët e regjimit hapën zjarr ndaj makinës me të cilën ajo po udhëtonte me prindërit e saj në provincën e Hormozganit.
Mediat e huaja shkruajnë se, babai i Sahas është detyruar të thoshte në një video se vrasja e vajzës së tij nuk lidhet në asnjë mënyrë me protestat, ndërsa fotografia e Sahës me sy të zinj, vello të bardhë dhe libër të hapur në duar tashmë është virale në rrjetet sociale.
Sipas agjencisë së aktivistëve të të drejtave të njeriut Hrana, më shumë se 500 demonstrues janë vrarë që nga fillimi i protestave, duke përfshirë 69 të mitur dhe adoleshentë. Prej 100 ditësh protestat në Iran kanë shkaktuar trazira, dhjetëra të plagosur dhe viktima. Revoltat në Iran nisën që kur operativët e regjimit vranë 22-vjeçaren Mahsa Amini për mosmbajtjen e duhur të hixhabit. Muajt e fundit, veshja e hixhabit ka qenë një temë shumë e diskutueshme në Iran.