Ministria e Arsimit ka vendosur të shtyjë afatin e përcaktuar për regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe në gjimnaze.

Tashmë nxënësit do kenë mundësi të regjistrohen në shkolla deri më 31 korrik. Vendimi është njoftuar nga ministrja Evis Kushi, ndërsa ka ardhur pas bllokimit të krijuar në portalin online e-Albania.

Postimi i ministres Kushi:

Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin!