Zona Zero- Autoritetet në disa pjesë të botës kanë reaguar me alarm ndaj variantit të ri të koronavirusit të identifikuar në Afrikën e Jugut, pasi Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe India janë në mesin e vendeve që kanë bërë të ditura kufizime në udhëtime, teksa shkencëtarët tentojnë të kuptojnë nëse ky mutacion u reziston vaksinave.

Varianti i ri i koronavirusit tashmë ka marrë emërtimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) si ‘Omicron’.

Mjekja Angelique Coetzee e cila e kishte zbuluar këtë variant të ri të Covid ishte e ftuar ditën e sotme në Zona Zero në Top News.

Ajo u bëri thirrje të mos neglizhojnë as simptomat e lehta, nëse nuk vaksinoheni kjo ka për të zgjatur përgjithmonë, tha doktoresha.

“Vijojmë hetimet për e fikasitetin e vaksinave, pjesa më e madhe e të infektuarve janë persona të pavaksinuar. Vijojmë të mbledhim të dhënat që të japim një përgjigje më të specifikuar. Po punojmë për krijimin e vaksinave ndaj këtij varianti, mbyllja nga pandehmia nuk ndihmon në mbrotje. Mos neflizhoni as simptomat e lehta, nëse nuk vaksinoheni kjo ka për të zgjatur përgjithmonë, tha doktoreshë Angelique Coetzee.

Kur dhe ku është identifikuar ky variant?

Shkencëtarët kanë identifikuar një numër të vogël të rasteve me variantin B.1.1.529 më 23 nëntor, në disa mostra të marra më 14-16 nëntor.

Më 24 nëntor, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë informuar qeverinë se janë të shqetësuar nga ajo që kanë parë dhe i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që të formojë një grup teknik për të vlerësuar evoliumin e virusit.

Ky shtet ka identifikuar rreth 100 raste me këtë variant, kryesisht në provincën Gauteng./Gazeta Shqip