Një raporti i Anketës Botërore të Riskut nga Lloyd’s Register Foundation e rendit shqipërinë në listën e 10 vendeve më të këqija në botë për ndarjen e mbeturinave shtëpiake. Sipas raportit, në Shqipëri ka pak struktura për të zbatuar ose stimuluar ndarjen dhe riciklimin. Çdo ndarje që bëhet është kryesisht informale.
Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para se të hedhin në koshat e mbeturinave, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë vendin e nëntë në renditje, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.
Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), një angejnci e krijuar në vitin 2024, e cila ka për detyrë edhe të mbledhë nga pushteti lokal dhe publikojë statistikat e mbetjeve, gjatë vitit të kaluar u gjeneruan 870 mijë ton mbetje.
Megjithatë jo e gjithë kjo sasi shkon në landfille. Vetë bashkitë pranojnë se një pjesë e tyre përfundon në natyrë. Sipas vjetarit statistikor të vitit 2023, në total 8 % e mbetjeve nuk u menaxhuan. Kjo do të thotë se çdo vit, një sasi alarmante prej mbi 70 mijë tonë mbetje përhapen të lira në mjedis…
Referuar të dhënave nga vetë bashkitë, qarku me nivelin më të lartë të mbetjeve të pa menaxhuara ishte Gjirokastra me 29,3%, ndjekur nga Elbasani me 27,4% dhe Kuksi me 27,0% të totalit të mbetjeve të gjeneruara. ‘Bashki të caktuara menaxhojnë 60 apo 70% të mbetjeve praktikisht e pranojnë që jo të gjitha mbetjet i menaxhojnë, ka gjithmonë mbetje në natyrë dhe a janë të pamenaxhuera, duke dëmtuar jetën e qytetarëve’ u shpreh Klodian Muco, Profesor i asocuar i ekonomisë politike
Këtë shifër të ulët të menaxhimit të mbetjeve ekspertët e lidhin me mungesën e fondeve dhe dekurajimin e qytetërave nga vetë politikat e gabuara të institucioneve.
“Qeveria shpenzon para për mjedisin, por një pjesë e mirë janë shpenzime operative jo kapitale. Një pjesë e mirë shkojnë për paga punonjësit, shumë turzimin, shkonin për pyjete që hartoheshin plane menaxhimi prodhojmë shumë dokumenta, shumë shkresa dhe paratë na ikin tek këto shkresa dhe nuk ngelen tek investimi në terren”-, u shpreh Klodian Muco, Profesor i asocuar i ekonomisë politike.
“Në monetin që qytetarët detyrohen ti ndajnë mbetjet dhe shkon i merr vetëm një makinë, krahas asaj që nuk marrim rezultatet e pritura nga skema që kemi aplikuar por kthehet në mosbesim i qytetarëve. Nëse ne i çojmë mbetjet të padiferencuara është një gabim, por nëse ne i mbledhim me makinë dhe i bëjmë bashkë është nëj gabim më i rëndë se ai i pari sepse është nje gabim që bëhet nga vetë institucionet dhe qytetarët do të jenë gjithmonë skeptikë”-, u shpreh Kristi Bashmilli, ekspert mjedisi.
Ekspertët thonë se ndonëse kemi firmosur nëj sërë marrëveshjesh dhe aktesh me qëllim që të reduktojmë mbetjet, të rrisim riciklimi që të bëhemi pjesë e BE, siç është marrëveshja e Parisit, traktati i Sofjes, Agjenda e Gjelbër 2030, Agjenda që deri në 2050 duhet të bëhemi zero karbon, sërish Shqipëria është shumë larg menaxhimit të duhur të mbetjeve.
“Kemi një sërë nismash dhe detyrimesh që kemi marrë, por jemi shumë mbrapa në këtë aspekt”-, u shpreh Klodian Muco, Profesor i asocuar i ekonomisë politike.



