Afrimiteti i Dumanit me Alibejtë nuk ishte rastësor. Ai e kishte kuptuar peshën, lidhjet dhe financat e grupii. Ishte afruar, duke e quajtur edhe ‘vëlla’ “Krymin” duke e ndihmuar të eliminonte kundërshtarët e tij. Synimi i tij ishte i qartë. Ai këkronte të bëhej ortak në trafikun e kokainës, pika e fortë e Alibejve.

“Unë si kam marrë lekë për Ramazanin, se diskutuam bashkë ne jemi vëllezër, nuk mund të më paguash me vra rob. Organizo çunat edhe ne punojmë bashkë me kokainë. Edhe ja kam nisur që aty në lidhje me kokainën.”

“Linjat e trafikut të drogës, që ishin njerëz me potencë. Që ishin deri nga vendet e origjinës drejt Bashkimit Evropian, por në Bashkimin Evropian, duhet të kishin njerëz me lidhje shumë të forta, që ta shisnin atë drogë, sepse i ngelej aty. Dhe Endriti ishte një nga këto, që e kishte aftësinë vetëm për shitje të brendshme, ku askush nuk mund ti thoshte jo, dhe të gjithë ishin të interesuar” u shpreh Erion Alibej

Dumani, po forconte themelet e një bashkëpunimi të ri, më të madh: trafik kokainë, ndryshe nga Alibej i etur për hakmarrje…..

Objektivi i rradhës ishte Dine Çami.

Plani i tyre ndryshoi, mori kthesë tjetër, pasi organizata “Çopja”, ekzekutoi Klevis Kapllanin, shok fëmijërie i Dumanit…

“Po flisja me Klevis Kapllanin, më tha një sekondë vëlla se të shkruaj unë për pak, edhe nuk po më kthente më mesazh. Unë i shkruaja ai s’më kthente më. Mbas disa minutash më çon mesazh me zë Enver Diva e më thotë, “e o vëlla e kanë vrarë atë Klevisin, shokun tënd”. Si mo e kanë vrarë i thashë? Po tha, një ma pak. Thashë unë po bën shaka ky s’ka mundësi.”

Nuredin Dumani, shkoi vetë në vendngjarje Sinaballaj, po atë natë për ta parë vetë skenën e krimit. Pas atij momenti vendosi: objektivi i radhës nuk do ishte më Dine Cami, por Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës. Vendimi merret aty për aty.

“Atë ditë doja të vrisja se s’bën, për arsye se u vra Klevis Kapllani. E dija që është Talo në këtë mes, edhe për arsye të kundërpërgjigjem në sekonda me i ra vëllait të vet. Kisha një pistoletë që ma kishte bërë dhuratë Talo, edhe thosha me këtë do ti gjuaj Bujarit, që ta merrte vesh ai, që arma vet vrau vëllain e vet.”

Bashkë me Besian Xhixhën dhe Enver Divën, Nuredini niset për të marrë hakun e Kapllanit. Pa kaluar 48 orë nga vrasja e Klevisit, Bujar Çela qëllohet për vdekje në sy të disa miqve të tij. Dumani largohet më i vendosur se kurrë, se kjo luftë, nuk ka më kthim pas.

“Bujari na pa të gjithëve, edhe u hutua, u hutuan të gjithë aty. Kur doli Veri hapi derën e makinës, nga dera makinës i ka gjuajtur me scorpions Bujarit. Edhe thashë unë t’ia jap vetë gjuajtjen finale. I shkova aty, bëj me shkrep, nuk u shkrep arma, si duket se kisha vënë në terezi. I thashë, ore hajde se është gjallë ende. Thirra Besin, hajde, ja bëra me dorë hajde i thashë bjeri këtu. Besi nuk kishte bërë asi ngjarje më përpara. Edhe erdhi Besi, thashë bjeri, bjeri në kokë, edhe i ra Besi dy herë në kokë bap- bap, edhe pastaj ikëm me vrap.”

Një ditë pas atentatit ndaj Bujar Çelës, ndalohet Erjon Alibej. Ai u arrestua si porositës i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, falë dëshmisë së Euglen Halilit.