Fiks Fare denoncoi një nga problemet më madhore të fermerëve shqiptarë, mungesën e likuiditetit nga pikat e grumbullimit, të cilat nuk u japin hakun e djersën në kohë, duke rrezikuar falimentimin e fermave të vogla familjare.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua fermeri Mandir Gjini, nga Jagodina e Elbasanit. Ai thotë se në muajin shkurt 2026 ka shitur prodhimet e tij, lakër, në zonën e Roskovecit, te një pikë që grumbullon produkte bujqësore, e quajtur “Hatia” Shpk, me pronar Sajmon Hatia.
“Kam 32 milionë lekë të vjetra për të marrë. 5 milionë e 600 mijë lekë i kam nga viti 2025 dhe pjesën tjetër në 2026. Ia kam çuar mallin në pikën e tij, në fshatin Arapaj në Roskovec, i ka shitur apo tregtuar dhe tani s’më jep lekët e djersës sime. E kam takuar disa herë, po asnjë lekë. Më thotë jo sot e nesër dhe unë tani nuk mbjell dot varietetin tjetër të serave” thotë Mandiri.
Mandiri ka disa dynymë me sera, ku pas kungullit tani e ka mbjellë me specka.
“Po bëj gati pjesën e dimrit, sa të mbaroj këtë produkt po me çfarë t’a mbjell. Shteti s’na jep asnjë ndihmë, apo subvencion. Të gjitha me shpenzimet tona, as naftë s’na jep. Mirë atë po tani s’na japin as lekët e mallit” thotë ai.

Në dorë ka vetëm faturat tatimore që ia ka prerë pika e grumbullimit.
“Ne tani marrin TVSH-në mbrapsht, prej 10 %. Janë fatura tatimore që duhen likuiduar brenda 15 ditëve, kështu shkruan në këto fatura. Po ne s’kemi marrë kokërr leku nga gjithë ai produkt” përfundon fermeri.
Pas ankesës, Mandiri shkon dhe interesohet te pika e grumbullimit në zonën e Roskovecit, në fshatin Arapaj. Pika e grumbullimit ishte e mbyllur, ndërkohë që ai e telefonon pronarin Sajmon Hatia duke i kërkuar paratë.
“S’jam aty, kam disa probleme të miat. Do të vij dhe s’ti mohoj që t’i kam. Mos ki merak, ti njoh edhe ato të vjetshmet dhe këto të këtij viti” i thotë pronari, ndërkohë që fermeri i kërkon që t’ia likuidojë.
Ai e sorollat sërish dhe s’i jep asnjë kacidhe.

Fiksi tenton t’a telefonojë pronarin Sajmon Hatia, por ai nuk e hap telefonin. Pas prezantimit dhe kërkesës për informacion për fermerin Mandir Gjini, ai përgjigjet se “unë sapo kam folur me Mandirin dhe i kam bërë pagesë”. Në fakt nuk i ka bërë pagesë, por vetëm ka bërë telefonatën te dera e pikës së grumbullimit. Më pas i shkruan grupit të Fiksit se “nuk egziston një situatë e tillë, sa për të ngritur një shqetësim të kësaj natyre. Korrektësia prej nesh nuk ka munguar, ka dhe vonesa në pagesa, por jo mos pagesa. Kjo është e pa diskutuar, askush nuk mohon detyrimin dhe sigurisht pagesat kryhen pjesore, ashtu dhe siç bëhet furnizimi. Po e telefonoj unë Mandirin”.
Fiksi i bën me dije se telefonata dhe kërkesa ka ardhur vetëm për arsye të kronikës televizive, ndërkohë që i kërkon informacion. Ai thotë se “do ju telefonoj Mandiri vetë dhe nuk është e nevojshme një intervistë për keq dhe për reputacion të keq”. Më pas nuk pranon të jap informacione!

Pas këtij komunikimi, ai telefonon dy herë fermerin dhe i kërkon që të marrë në telefon grupin e Fiks Fare, që të tërhiqen nga kronika dhe nga intervista. Ai i thotë se “merri në telefon dhe thuaji e zgjidha”.
Fermeri i bën me dije se s’ka marrë asnjë lekë dhe ka qenë ai që ka telefonuar Fiks Fare dhe jo Fiks Fare ka shkuar te ai. Më pas, pronari i thotë se nuk është sot në pikën e grumbullimit dhe se do të vijë dhe do t’i japë paratë. Të nesërmen, pronari i pikës së grumbullimit i kalon qytetarit vetëm 500 mijë lekë, detyrimin e vitit 2025.
Fermeri shkon te pika e grumbullimit në fshatin Arapaj, Roskovec.
Pasi e gjen të mbyllur pikën e grumbullimit, e telefonon!
Pronari – O Mandir!
Fermeri – O Sajmon.
Pronari – Hë vëlla.
Fermeri – Ça bën si kalove, nga je?
Pronari – Do të të nis atë pagesën, nuk jam këtu jam larg. Po do të t’a nis me foto pagesën.
Fermeri – Po ça pagese do të nisësh me foto, po a ke bërë ndonjëherë llogari sa leke ke për të më dhënë?
Pronari – Në rregull, dakort i kam bërë!
Fermeri – Po si i ke bërë llogaritë o Sajmon? Po kalon shumë kohë o Sajmon ça do bëjmë tani o Sajmon?
Pronari – Do të ta nis pagesën, në rregull!
Fermeri – Dëgjo këtu, dëgjo këtu Sajmon.
Pronari – Urdhëro të dëgjoj.
Fermeri – 5 milionë e ca lekë janë llogari të vjetshme. 4 milionë e 90 mijë lekë janë ambalazhi i arkave. Që ato janë detyrime për të paguar ambalazhi i arkave që të thashë që atëherë o Sajmon. Më duhen lekë.
Pronari – Po pra po, mos e vri mendjen mirë?
Fermeri – Si?
Pronari – Do të ta bëj unë pagesën dhe mblidh mendjen po të thëm ore.
Fermeri – Po do t’a bësh pagesën, po kur do e bësh o Sajmon pagesën?
Pronari – Do të ta nis unë mandatin, mirë?!
Fermeri – Kur do ma nisësh?
Pronari – Ose sot mbasdite ose nesër në mëngjes.
Fermeri – Ça mandati do të më nisësh tani? Që po qajmë hallin apo këto të tjerat?
Pronari – Dhe këto të tjerat.
Fermeri – Dhe këto të tjerat?
Pronari – Po.
Fermeri – Për sa ditë?
Pronari – Nuk e di, sot mbasdite …
Fermeri – Dëgjo këtu, dëgjo.
Pronari – Po.
Fermeri – Sajmon kam edhe unë problemet e mia familjare.
Pronari – E qartë, e qartë mbasdite do të të njoftoj.
Fermeri – Ti e di që të kam thënë se kam edhe unë problemet e mia familjare. Unë doja të të takoja nga afër ty se jam këtu te magazina jote.
Pronari – Kur të jem unë aty do të të marr në telefon, se kishe ardhur dhe 2 herë aty po unë s’kam qenë e kupton. Mirë vëlla.
Fermeri – Po.
Pronari – Hajde të përshëndes.

Pronari i pikës së grumbullimit telefonon fermerin!
Fermeri – Po Sajmon?!
Pronari – Ore më telefonoi dikush nga Top Channel-i, nga Fiks Fare.
Fermeri – Po.
Pronari – Ç’lidhje ka ky shqetësim me mua, unë s’kam gjë me pagesën.
Fermeri – Dëgjo këtu Sajmon, se unë kam kaq ditë që po vij te magazina jote dhe as telefonin s’po ma hap dhe asnjë gjë.
Pronari – S’kam qenë aty.
Fermeri – E di që s’ke qenë aty, ke problemet …
Pronari – Çdo gjë është ok.
Fermeri – E di që s’ke qenë aty, ke problemet e tua, po edhe unë kam problemet e mia.
Pronari – Unë s’di të kem prishur ndonjëherë punë ty.
Fermeri – As unë s’të kam prishur punë Sajmon.
Pronari – Asnjëherë në jetë, detyrimin që të kam po t’a kryer avash-avash kështu që s’bëhet fjalë për lekët e tua.
Fermeri – Po mirë po kam 2 muaj që po të them o Sajmon, këto ditë …
Pronari – Merri ata zotërinjtë, merre atë zotërinë në telefon dhe thuaj që mos të më shqetësoj. Kur të kthehem vetë po të marr te puna.
Fermeri – Pse je jashtë shtetit ti?
Pronari – Po s’jam, se po të isha aty do të të kisha marrë në telefon do të thosha hajde. Unë s’të jam fshehur ty.
Fermeri – Mirë, mbas 2 ditëve do të vish, kur do vish?
Pronari – Jo ore pastaj mbasdite kthehem, ose hajde nesër në mëngjes.
Fermeri – Nesër në mëngjes.
Pronari – Merre atë mos të më shkruajë më në telefon.

Pas disa minutash …
Pronari – O Mandir?!
Fermeri – Po Sajmon.
Pronari – E more në telefon atë zotërinë?
Fermeri – Ore zotërinë s’e kam marrë në telefon, për çfarë t’a marr në telefon?
Pronari – Po merre prapë në telefon o burrë!
Fermeri – Pse?
Pronari – Po si, a po flasim ne bashkë?
Fermeri – Po.
Pronari – Sepse është duke me shkruajtur përsëri pra.
Fermeri – Ore unë s’kam për çfarë t’a marr, unë atje jam anku se kam vonesë, kam problemet e mia o Sajmon?!
Pronari – Ore dakort, po po më merr mua në telefon.
Fermeri – Po ça t’i them unë atij? Unë jam ankuar te ata, s’janë ankuar ata te mua!
Pronari – Ore mirë ti ke shkuar atje merre në telefon dhe po e kam zgjidhur bisedën me këtë zotërinë dhe është e thjeshtë.
Fermeri – Po qysh ti them që unë e kam zgjidhur bisedën, ku unë s’kam marrë lekët o Sajmon.
Pronari – Po seriozisht e ke ti?
Fermeri – Po S’kam marrë lekët o Sajmon, kam problemet e mia familjare të kam thënë, këtu e 2 javë. Këtu e 3 javë. Më the do të likuidoi të hënën, iku e hëna, më the të premten. Iku e premtja! Më the të hënën prapë, iku e hëna.
Pronari – Ti e di që ka edhe vonesa nga jashtë.
Fermeri – Di që ka vonesa, po çfarë të bej unë ty tani o Sajmon kur kam 4 muaj që po të pres.
Pronari – Mirë në rregull, e kupton.
Fermeri – Kam 4 muaj që po të pres.
Pronari – Nuk është kjo zgjidhja për të zgjidhur një bisedë të tillë.
Fermeri – Po zgjidhje, po ça të bëj unë? Hë më fol ti tani ça të bëj una që të më thuash dhe ti?
Pronari – Ore shumë mirë, shumë mirë në rregull po ke bërë gabim!
Fermeri – Po pse kam bërë gabim o Sajmon, se kam 3 javë që vij te magazina herë në 2 ditë, herë në 3 ditë. Ku është Sajmoni?
Pronari – Ohoooo. Merre në telefon atë zotërinë dhe ne takohemi e zgjidhim bisedën, e kupton?
Fermeri – T’a zgjidhim bashkë bisedën?
Pronari – Po sigurisht që po!
Fermeri – Kur do t’a zgjidhim?
Pronari – Ore a të thashë që do zgjidhet, unë … Do më dëgjosh diçka, se nuk zgjidh asnjë gjë në këtë formë se është marrëdhënie juridiko-civile-tregtare. E kupton?
Fermeri – Po.
Pronari – Thjeshtë sa i prish punë vetes tënde. Kjo është e drejta jote, e kupton?
Fermeri – Po.
Pronari – Është gabim.
Fermeri – Po është gabim o Sajmon, mund të jetë për ty po për mua nuk është gabim o Sajmon, se kam 4 muaj që të pres o Sajmon.
Pronari – Në rregull, merre atë zotërinë në telefon dhe kthehem unë e të marr unë në telefon e t’a zgjidhim.
Fermeri – Nuk kam për çfarë t’i marr në telefon, se jam drejtuar unë atyre s’janë drejtuar ata o Sajmon.
Pronari – Pikërisht pra, në rregull ore burrë është e thjeshtë 1 mesazh që do t’a zgjidh vetë.
Fermeri – Ore ky problem do të zgjidhet kur të bëhen pagesat. Mbrapa se të bëhen pagesat po, po para jo s’e zgjidh dot më problemin. Po s’u bënë pagesat.
Pronari – Në rregull, kur të kthehem unë do të marr në telefon.
Fermeri – Mirë hajt!
