
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në zonën e Bënçes të Tepelenës, ku Auron Tare u pengua që të shkonte në seancën dëgjimore të zhvilluar nga ministria e Mjedisit në lidhje me investimet që do të bëhet pranë zonës së kanionit të Nivicës nga kompania “Eral Construction Company”.
Auron Tare ishte ftuar të ndiqte pikërisht këtë dëgjesë publike, por është ndaluar nga një prej tre pronarëve të shkonte atje dhe madje ai e ka goditur dhe dhunuar atë, duke i kërcënuar se do ta vriste atë, gruan dhe fëmijët.
Po kush është kjo firmë që ka nisur të ndërtojë një gurore në një zonë pranë kanioneve shqiptare që ka guximin të sulmojë, të kërcënojë dhe ti godasë banorët që janë kundër ndërtimit të kësaj guroreje?

Gëzim dhe Ervin Qendro janë pronarë të kësaj firme që merret me ndërtime dhe rikonstruksione godinash dhe rrugësh. Rruga Lekdush-Kurvelesh në këtë zonë u mor përsipër nga kjo firmë dhe pas përfundimit të punimeve, firma ka vendosur që të ngrejë edhe guroren, duke rrezikuar dëmtimin e mjedisit në zonën e kanionit.
Sipas të dhënave mësohet se kjo firmë nga janari 2014, deri në muajin nëntor 2021, kompania “Eral Construction Company”, ka marrë 308 transanksione, tendera me vlerë 1,095, 577,784 lekësh të reja. Tendera këto të fituara në në ndërtime apo dhe shitje gomash, makinash e pajisjesh ndërtimore.
Gjatë viteve 2019-2021 rezultojnë se janë kryer 151 transanksione në vlerën e 370,244, 359 lekëve, përfitime nga tenderat publikë.
Në vitin 2015-2018 ka përfituar 568,284,587 lekë, ndërsa në vitin 2014 ka kryer 69 transanksione në vlerën e 139,048, 838 lekë, si përftime nga prokurirmet publike.




Disa nga tenderat e fituara
Projekte në parkun e Viroit (1) Sistemim i parkut Viroit; (2) Rikonstruksion i rrugës në parkun e “Viroit” nga ana e qytetit; (3) Ndriçim i trotuarit në parkun e “Viroit” nga ana e qytetit. 202.895 €
Rikonstruksion i rrugëve dhe fasadave të sheshit “Rilindja”, Ersekë 194.321 €
Rikonstruksioni i mbikalimeve në Plepa dhe tek Ura e Dajlanit 191.959 €
Rikualifikimi i Nënkalimit dhe Rotondës tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa, Durrës 191.959 €
Projekti “Shkolla, qendër komunitare”: Terrene sportive në 4 shkolla në Bashkinë Gjirokastër 130.196 €
Projektet e infrastrukturës rrugore të qytetit, loti 3 103.503 €
Ndërtimi i këmbëve të urës në fshatin Skuraj, Milot 26.682 €
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.