Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Nuk zbatohet ligji/ Ministria e Mbrojtjes nuk iu jep pagën 80 studentëve ushtarakë

Nuk zbatohet ligji/ Ministria e Mbrojtjes nuk iu jep pagën 80

Mbi 80 studentët të Akademisë Ushtarake nuk po trajtohen financiarisht nga shtetit, duke mos zbatuar ligjin e miratuar në Parlament në shkurt të këtij viti. Pikërisht një ligj i miratuar nga mazhoranca e majtë "Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë".

"Për studentët:  Titulli Lloji i gradës; Student ushtarak Ushtar I”; b) pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Ushtarët dhe nënoficerët, që konkurrojnë për shkolla të larta ushtarake brenda vendit, ruajnë gradën që mbajnë në momentin e pranimit në shkollat e larta ushtarake deri në përfundim të studimeve”, ky është ndryshimi i miratuar nga ana e Parlamentit.

Kjo në mënyrë automatike i fut në pagesë studentët shqiptarë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Kanë kaluar gjashtë muaj dhe ende sot e kësaj dite këta studentë nuk janë futur në listën pagesën e ministrisë së Financave.

Sipas afateve ligjore, në mars 2021 ka hyrë në fuqi ndryshimi i ligjit 15/2021 që ju njeh studentëve ushtarakë gradën Ushtar 1 dhe nga ky moment duhet të fillonte paga mujore sipas ligjit për karrierën ushtarake.

Çështja është ngritur nga një student me incialet J.D dhe në zyrën e bashkëqeverisjes, i cili ka ngritur shqetësimin për mos kryerjen e pagesave, që vjen si pasojë e mos zbatimit të ligjit. Ai është drejtuar dhe zyrës së Bashkëqeverisjes për mos kryerjen e mos pagesave. "Duke qenë se qysh prej kësaj date akoma nuk është zgjidhur problematika rikërkoj nga ana Juaj ndihmesën e zgjidhjes së problemit duke marrë në konsideratë kryerjen e pagesave qysh nga data e futjes në fuqi të ndryshimeve ligjore", shkruan kadeti në letrën drejtuar zyrtarisht zyrës së ankesave në Qeveri.

Por përgjigja e Zyrës qeveritare ka qenë evazive dhe i ka lënë pa ndonjë zgjidhje konkrete apo afat se kur do të zgjidhet ky ngërç.

"Ju informojmë se: Për zbatimin e ligjit nr. 15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar””, DMBNJSH është duke ndjekur procedurat jo vetëm për studentin..., por edhe për studentët e tjerë ushtarakë me studime jashtë vendit. Me konsiderate, Zyra e Bashkëqeverisjen", thuhet në përgjigjen zyrtare të zyrës qeveritare. Ligji u miratua nga mazhoranca pikërisht përpara zgjedhjeve parlamentare të 21 prillit dhe kjo duket se ishte një ligj për efekte elektorale dhe mbase do të jetë vetëm në letër i pazbatueshëm nga ana financiare./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore