Kontrolli i lartë i shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arrin në konkluzionin se ka mungesë të ardhurash në buxhet kur bëhet fjalë për pronën. Keqmenaxhimi i saj, apo hartimi i problematik i kontratave të qirave. Këtu, përfshihen edhe rastet kur enti publik rezulon qiramarrës.
‘Dhënia me qira e godinave të papërdorura ose të ambienteve tepër që kanë institucionet shtetërore, strukturat shtetërore është pothuajse padiava pra shuëm lirë’ u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie
‘Ajo çka vihet re dhe që është shumë evidente kohet e fudit qoftë nga ekzekutivi qoftë nga pushteti lokal është karakteristika që prona shtetërore, prona punblike, aseti publik, po përdoret me një frymë që nuk ka të bëjë aspak as me eficiencën ekonomike as me llogjikën e konomike dhe mbi të gjitha as me integritetin e nje procesi’ u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie
‘Shohim kontrata qiraje të shifrave të nivelit të tregut në fakt duhen bërë studime dhe tregu është i njëjtë dhe kur e jep dhe kur merr’ u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie
Auditimi i kryer në Drejtorinë e përgjithshme të Agjensisë shtetërore të Kadastrës në vitin 2022 nxjerr në pah të dhëna alarmante. Vetëm 9% e pronave shtetërore janë të regjistruara. Ky fakt e bën të vështirë, ndonjëherë edhe të pamundur menaxhimin e tyre në interes të qytetarëve duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. Shpesh, kjo është parë si skemë për të favorizuar privatizimin.
Nga auditimi u konstatua se në nivel çror ashtu edhe në atë vendor, shteti hqiptar nuk ka të identifikuar, inventarizuar dhe regjistruar pronat e veta dhe nuk disponohet një statistikë mbi numrin real të pasurive, sepse një pronë e pasqyruar në listat e inventarit të institucioneve shtetërore përbëhet nga disa pasuri. Nga ana e institucioneve çrore dhe atyre vendore rezulton se janë regjistruar vetëm 9% e pronave shtetërore.
‘Ka një tendencë që çfarë është pronë shtetërore pronë publike, qoftë tokë qoftë ndonjë aset ti jepet mundësi një liberalizimi një kalimi të shpejtë me pak eficencë ekonomike pra me pak tarifa ekonomike për privatizimin tek private’ u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie
‘Duhet bërë një raport një analizë duhet të studiojnë, të dinë qartë çfarë kanë dhe çfarë nuk kanë dhe si duhet ta trajtojnë duhet ti shesin duhet ti japin me qira sepse pronat që kanë bashkitë jkanë një bazë e shëndetshme për zhvillimin ekonomik të bashkive’ u shpreh Agron Haxhimali, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë