Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e cila sorollatej mes Komisariatit nr.4 në kryeqytet dhe Repartit 100 në Mullet, pa marrë nga asnjëri një përgjigje përfundimtare.

Në të dyja këto institucione e reja ka shkuar të marrë dy armë gjahu të të atit të cilat i kanë dorëzuar pas vdekjes së tij. E bija pas plotësimit të rregullt të të gjithë dokumentacionit kërkon të rimarrë armët e gjahut të të atit. Por sheh se njëra prej armëve të gjahut mungon.

Komisariati nr 4. e përcjellë qytetaren duke i thënë se ka shkuar për shkrirje, pasi ata e kanë çuar në Mullet te Raparti 100 që janë edhe magazinat e shtetit.

Por te këta të fundit qytetarja nuk gjen zgjidhje, pasi i thuhet se përgjigjen e merr në komisariat.

Qytetarja tregon për Fiksin, se dy armët e gjahut i  kishte kujtim nga i ati dhe ju desh të bëjë dëshmi trashëgimie dhe kurs për përdorim arme që vetëm t’i rimarrë, por që mundi të merrte vetëm njërën.

Fiksi solli bisedat që qytetarja bën në komisariat ku i thuhet se kanë shkuar te Reparti 100 dhe është kthyer vetëm njëra, kjo që po i japin.

Por që për këtë gjë i thonë se nuk mund të marrë një dokument zyrtar. Të kundërtën i thotë përgjegjësi në Repartin 100, sipas tij dokumentin e merr pikërisht në komisariat, pasi ata ja morën armën ata duhet  edhe të përgjigjen.

Kështu  Komisariati nr . 4 i thotë nuk japim ne shkresë, magazinat e Policisë së Shtetit thonë duhet të shprehet komisariati. Qytetarja nuk merr përgjigje përfundimtare ku ka përfunduar arma tjetër e gjahut, apo të marrë një dokument për atë që komisariati i raporton, shkrirjen e armës së dytë.