ARBEN MANAJ
Largimi i Blushit nga partia e tij, në totalitetin e vet është një gozhdë më shumë në arkivolin e një popullit të vdekur politikisht.
Blushin e njoh personalisht prej 25 vjetësh dhe kemi qënë ndër të parët korrespondent për agjensi e media të huaja lajmesh që punësuan korrespondentet e tyre në post-komunizëm.
Kjo njohje ka vazhduar më pas në distance, pavarësisht largësise gjeografike, ku na hodhi apo na la fati, dhe kam vleresimin më maksimal për të për aftësitë dhe klasin politik dhe intelektual, si pinjoll i një familje të madhe e intelektuale, si rrallë të tjera.
Angazhimi i tij politik dhe mediatik në post-komunizëm, bashkë me shumë moshatarë të tij të sukseshëm në politike dhe media, do duhej të ishte një arsye më shumë, që Shqipëria jonë të mendohej mirë në përzgjedhjet e saj për elitën politike, sic është Ben Blushi, pikasje dhe promovim i një politikani me sqime të hollë, si Fatos Nano.
Edhe Edi Rama i tij ishte si prurje dhe investim, nëse e keni harruar.
Rrugëtimi i tij politik me ulje-ngritjet e njohura, miqësitë dhe armiqësite e korridoreve të politikës dhe e medias se llogoreve, e bënin atë një nga bishat e politikës shqiptare të demokracisë, sic i referohemi rëndom kapitalizmit shqiptar.
Dorëheqja e tij nga partia që ai krijoj dhe personifikohej me të, ishte e pritshme, pasi divorci i tij me politikën ishte volosur në zgjedhjet e kaluara, ku ata që e kanë sulmuar atë për hir sa të komplekseve familijare, por edhe të tenderave që marrin nga pushteti i sotëm, dhe i tërë kohrave, dhe sic etiketohen ” qenër që vazdimisht kafshojnë të zotrit”, ka nxjer në diskursin politik, faktin e hidhur të vetëdijes politike të shqiptarëve.
A e meritonte populli Blushin apo anasjelltas?!
Ndoshta as njëheri dhe as tjetri, mund të jetë përgjigja.
Pa hyrë në atë nëse Blushi ishte i ri a i vjetër në politike, kjo është irelevante dhe madje fyese, nëse flitet për kalibra të tillë, pasi në ato nivele që ai konkuronte, nuk mund të ishte njësoj me të kallëpit të cupëlinave, hajdutëve, dhe ish-kamarierëve të futur në parlament nga LSI, psh, ose edhe nga PS-ja e parti të tjera, që nuk dine të lexojnë një fjalim edhe të shkruar.
Fakti është se Blushi ka pasur po të njëjtin motivim karriere edhe si gjithe politikanet që janë sot në parlmentin shqiptar,. Dhe kjo është normale dhe nuk përbën shkak për ta atakuar.
Përfshi edhe motive të tjera, që u mundësojnë sot ligjvënsve dhe nomenklaturës së lartë një stil jetese jokompatibël me rrogat e tyre zyrtare.
Dhe ta anatemosh atë se ishte politikan i vjetër dhe nuk mund ti jepte më shumë politikës, është malinje, por edhe disproporcionale, kur gjykon klasin e tij politik krahasuar me tërë atë arradhë deficentesh që sot i sheh në foltoren e parlamentit të sotëm, por edhe te djeshëm “alla-kaubojs” shqiptar.
Une nuk mund të pranoj faktin se populli zgjedhor ka treguar përgjegjshmëri në përzgjedhjen, si në rastin e Blushit për të cilin po flasim. Andaj për shkak të përgjegjshmërise popullore ose jo, egziston ajo shprehja që “cdo popull ka atë qeveri që meriton”.
Me kujtohet në ditet përpara zgjedhjeve, një miku im nga Tirana më shkruante dhe kërkonte mendim për kë të votonte, nisur nga deluzioni i tij me politikën dhe faktin që dihej kush do i fitonte zgjedhjet, sic rrodhën punët, pas mbylljes së cadrës së opozitës dhe marrëveshjes së famshme të majit.
I sugjerova për Blushin, edhe si iksejpizëm nga çmenduaria politike shqiptare, apo edhe si një gjest ëlirues dhe emancipues, kundër status quo-s mbytëse të dy-partitizmit të shpifur të rotacioneve elektorale shqiptare.
Nuk ma dëgjoj fjalën dhe votoi me parimin “partizan-ballist”, dhe sot, është ai që mallkon sa herë lidhemi dhe flasim për gjëndjen në Shqipëri dhe po bën c’është e mundur të largoj edhe fëmijën e fundit nga Shqipëria, vëndit që nuk bëhet.
Jo se ajo votë do ndryshonte gjë, as e atij, dhe as edhe një duzine e shume me shume se aq si ai, por mungesa e një frymë dhe qasje, që ndesh jo rrallë në botën perëndimore si në France me Macron apo edhe ne Greqi me Cipras, ku forca politike apo individe anti-establishment bëjnë diferencën.
Në Shqipëri, siç provoi edhe Blushi, si shumë përpara tij, është e vështirë të krijosh fryme jashtë partive të mëdha, parti “zyra punësimi”, ku edhe ata që kanë mënd dhe coc marrin vesh nga bota, sërish bien pre e shkërdhatokracisë së partive dhe vendosen në ekstremitet anale të atyre që bëjnë motin politik në Shqipëri.
Kjo ishte edhe e meta e Blushit ose iluzioni i tij, se pas 27 vjetësh mos ndoshta shqiptarët e kanabizuar në tru, mund të mendonin dhe perzgjidhnin ndryshe.
Nuk ishte e thënë dhe s’ka për të qënë e thënë në atë vënd, përsa kohe arsimimi i përgjithshëm i shoqërisë nuk është prioritet i prioriteteve. Dhe mosqënia prioritet u lervids më shumë së pari sundimtarëve të përjetshëm deri në vdekje natyrale.
Fakti është se në Shqipërinë tonë, me përjashtim te një 100 mijëshi maksimumi, i njërezve të lecitur dhe të sofistikuar, pjesa tjeter e shoqërisë është jo shume ndryshe nga ajo shoqëri me tumane e kohës se Zogut, dhe votimit me gisht dhe gogla të kohës së Enverit, thjesht me rekuizitw të kohws
E kuptoj pezmin e Blushit dhe zhgënjimin e tij me shqiptarët, dhe kjo qëndron. Eshtë e dhimbshme që shqiptaret nuk u ngritën në atë nivel që të pakten të ruanin atë kërshëri për një parlament ku te kishte një zog që të cicëronte ndryshe, e qe kryeminisrit ti thahej fyti në replika që ja humbnin qetësinë në interpelanca apo në “portokallinë” e së enjtës.
Në vënd të saj shqiptarët përzgjodhën të kenë në parlament jo një Blush, qoftë edhe te vetëm, që nuk e shaje dot për elokuencë e oratori, për mendime dhe vision politik, por zgjodhën një njeri që shan me libër shtëpie dhe një telendarke histerike pre-menopauze, që nuk hedh në foltore ide politike, por këpucë.
Shqiptarët përzgjodhën të kenë në parlament Nard Ndokën dhe jo Blushin, dhe ky duhet të jetë ngushëllimi më i madh për Blushin, nga ky dështim, apo vetmallkim i shqiptarëve, që as Konica e as bashkombësit tij pas një shekulli e ca, sërish nuk e kuptojnë dot asnjëherë vëndin e tyre, andaj po e menderosin në masë.
21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)