Me një fjalë duhet një qeveri që edhe opozita të thotë për të se është teknike, pra se ia ka arritur qëllimit dhe shumica të thotë hohoho…
Nga Artan Fuga
Zgjidhje e krizës për zgjedhjet të lira? Duhet një qeveri dhe ligj zgjedhor që të mos plotësonte as ndonjë ëndërr opozitare për t’i marrë zgjedhjet në tavolin qysh më parë dhe po ashtu të mos lejonte forcat qeveritare të bënin presion mbi gjyhnaqarët për t’ua marre votat si përherë me përdhunë.
Është e mundur? Po, si jo! Krejtësisht!
Me një fjalë duhet një qeveri që edhe opozita të thotë për të se është teknike, pra se ia ka arritur qëllimit dhe shumica të thotë hohoho, nuk ç’eduam para kërkesës për qeveri teknike, pra të pretendojë se qeveria e re që do të vinte nuk do të ishte teknike.
A është e mundur?
Krejtësisht e mundur!
Por kjo do te kërkonte të mendohej me logjika të tipit ‘continuum’ dhe jo të tipit ‘aristotelian’, me pole logjike përjashtuese.
Por këto logjika ‘continuum’, universitetet shqiptare nuk i njohin, tradita jo e jo, politika është larg tyre, analistët, eh analistët…
Po thoni o njerëz se ju ndihmojmë në universitet, ua japim zgjidhjen gati në tavolinë, pse robtoheni, robtoni Shqipërinë, na lodhni kot!
Mos hezitoni a derëbardhë! Tani, sepse pas dhjetë ditësh e ka marre ferra uratën!
Nuk doni? Si të doni! Por, mos thoni pastaj: Përse nuk na thatë? Kriza politike është më së pari krizë logjike!
28 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)