Zoran Zaev ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm për të avancuar një qeveri të tij me BDI-në, ku ka takuar sërish delegacionin e kryesuar nga Ali Ahmeti.


Ky takim është kryer pasi LSDM-ja ka emëruar si kandidate për kryetare të Parlamentit ish-ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinka.


Pikërisht ky vendim që zëvendëson Telat Xhaferin, ekspozon mundësinë që njëra na nga tre figurat drejtuese të vendit duhet të jetë në duart të shqiptarëve siç ka qenë pakti para 4 vitesh.


Burime të Gazeta “Shqip’ bëjnë të ditur se negociatat po ndihmohen nga ambasada gjermane në Shkup dhe kanë dy shtylla të rëndësishme.


I pari është varianti që Zoran Zaev të mos kandidojë për postin e kryeministrit, e në këtë mënyrë t’i japë shqiptarëve për një periudhë të caktuar postin e kryeministrit, me rotacion dhe varianti tjetër është që nëse kandidohet Zoran Zaev si kryeministër(që ka më shumë gjasë të ndodhë) shqiptarët të marrin ministrin e Ekonomisë, atë të Financave, si dhe Guvernatorin e Bankës qendrore të vendit, plus disa dikastere të tjera.


Nëse do të ndodhë që Zaev nuk do të kandidojë për kryeministër, ka shumë gjasa që të jetë i shoqëruar variant i zgjedhjeve të parakohshme një vit më pas së bashku me vendoret.


Megjithatë, këto janë ende hipoteza, fakt është që BDI nuk e kërkon kryetarin e Kuvendit, tjetër se po shkohet drejt një koalicioni me LSDM-në e BDI-në me variant shtesë edhe Aleancën e Selës.


Deri tani ka vetëm një deklaratë të Selës që e kërkon BDI-në në opozitë, po sipas gjasave kjo nuk mund të ndodhë, e kështu do të shkojmë drejt kompromisit që po lehtësohet nga ambasada gjermane në Shkup, vend i të cilit ka presidencën e Bashkimit Europian.



©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.