Personazhi i njohur, Vali Corleone, është komentuar shpesh për jetën luksoze dhe deklaratat që bën në rrjetet sociale apo intervista të ndryshme. Por ditën e sotme është rikthyer në vëmendjen e publikut për një tjetër arsye.

Policia e Kosovës ka njoftuar mëngjesin e kësaj të enjte se personazhi i rrjeteve sociale është plagosur me armë zjarri.

Nga njoftimet paraprake bëhet e ditur autore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë një 22-vjeçare. Gjithashtu është njoftuar se një armë pistoletë dhe 40 fishekë të së njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Policia ka shtuar se për momentin nuk dihen motivet e incidentit, por i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.