Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me mundësinë për njohjen e Kosovës në një intervistë për median amerikan “Fox News”. Vuçiç nuk foli për njohje, por ama tha se dëshiron lidhje ekonomike dhe lidhje më të mira politike me Prishtinën zyrtare.
“Nuk po them se jam gati të shkel kushtetutën time… Gjithmonë kam qenë i hapur për bisedime ose zgjidhje kompromisi, gjithmonë kam qenë i hapur për zhvillimin e lidhjeve të shkëlqyera ekonomike dhe pa dyshim lidhjeve shumë më të mira politike. Por nuk po flisja për njohjen e pavarësisë së dikujt”, tha ai.
