Një qytetar ka gjetur një kuletë me 600 euro brenda saj, dhe e ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë. Policia e Kosovës njofton se kuleta me paratë i është kthyer pronarit.
“Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatë ditës i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para në shumën prej gjashtëqind (600) euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin në Stacionin Policor në Pejë, është paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletën në rrugë, dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Polici. Kuleta së bashku me dokumente dhe paratë që i kishte në kuletë i janë kthyer qytetarit (viktimës)”, thuhet në raport.
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare dhe apelon qytetarët, që shembuj të tillë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës të vazhdojnë më tej.