Janë zbardhur detaje të reja lidhur me rastin e 27-vjeçares, Maria Clara Urdangaray, e cila u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë.
Babai i saj, Facundo Urdangaray, ka konfirmuar sepas autopsisë që i është bërë, trupi i vajzës së tij ka lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, duke provuar dhunën që Endrit Nika ka ushtruar para se ta hidhte nga ballkoni i dhomës së hotelit, ku ata po qëndronin së bashku.
“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime, ka pasur shenja dhune të mëparshme ” citohet të ketë thënë Facundo Urdangaray, babai i vajzës 27-vjeçare. Kishte mavijosje në krahë. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse unë i shtrëngoj fort krahët, ato lëndime nuk janë në përputhje me rënien. Kjo do të tregonte se ka prova shumë të forta që vajza ime është vrarë“-ka thënë ai.
Ai ka folur dhe për partenrin e të bijës, 31-vjeçrin Nika, për të cilin tha se “i jep qetësi fakti që nuk do ta shohë më dritën e diellit”.
“Në parim, kopertina ishte një prezumim i vrasjes, dhe tani mesa duket do të ishte vrasje, nuk e di si do ta quajnë atje. Më jep pak qetësi të di që ai person nuk do ta shohë dritën e ditës”, ka thënë ai për mediat argjentinase.
Në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj dyshohet se e ka hedhur nga kati i gjashtë të dashurën e tij Maria Clara Urdangaray. Ajo u dërgua në QKUK, por nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.