Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Qafë Duhël në drejtim të Prishtinës.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.

Në vendngjarje kanë mbërritur hetuesit e Njësisë së Autostradës së Policisë së Kosovës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia ka bërë me dije se qarkullimi nuk është bllokuar plotësisht, pasi njëri prej shiritave të rrugës ka vijuar të jetë i hapur për lëvizjen e automjeteve. Hetuesit pritet të marrin gjithashtu informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve në spital.