Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, aksidenti ndodhi rreth orës 12:00, ndërsa në të ishin të përfshira dy automjete.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
