Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në rrugë, pasi tre persona humbën jetën në një aksident në Skënderaj, një ditë më parë.
Lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti.
Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë.
Sipas policisë, në fshatin Çubrel të Skenderajt, dy makina u përfshinë në këtë aksident tragjik, një prej tyre automjet zyrtar i policisë.
Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.
Lidhur me aksidentin reagoi edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u shpreh i tronditur dhe ngushëlloi familjarët e viktimave. Në një postim në Facebook shkroi:
Të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë!
https://gazeta-shqip.com/bota/papa-francesku-kerkon-nje-date-per-pashket-katolike-dhe-ortodokse/
