Policia e Kosovës ka konfirmuar një aksion në fshatin Varagë, në lidhje me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, i cili u cilësua si akt terrorist.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për mediat vendase se aksioni është në zhvillim dhe se për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera.

Ky sulm ka shkaktuar reagime të shumta, duke përfshirë SHBA-në, BE-në dhe EULEX-in, të cilët kërkojnë kapjen e personave përgjegjës.