Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka ngritur alarmin, për praninë e disa dronëve në Kosovë që dyshohet se vijnë nga Serbia.

Sipas Hoxhës, dronët janë pikasur në disa raste, në zona të ndryshme të Kosovës. Ai shtoi se policia është në koordinim me KFOR-in, që ka nën përgjegjësi hapësirën ajrore të Kosovës.

Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë drejtori i Policisë të premten.