Teksa Aleksandër Vuçiç dorëzoi sot tek KFOR kërkesën për të futur ushtrinë në Kosovë, mediat serbe kanë ngritur alarmin.
Sipas asaj që raporton Kurir, autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga kontrolli i kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës.
Raportohet se kamionët janë të ngarkuar me armët më moderne nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo sipas medias serbe dëshmon se ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht.
Sot është dorëzuar te KFOR kërkesa e Qeverisë së Serbisë për kthimin e njëqind deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë sipas Rezolutës 1244 në territorin e Kosovës. Nga ana tjetër, qytetarët serbë vijojnë qëndrojnë tek barikadat duke bllokuar pikat kufitare në veri të Koosvës.