Pas tejkalimit të të gjitha afateve dhe futjen e vendit jo vetëm në ngërc politik por edhe ekonomik, me 40 nënshkrime të dorëzuara nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje u thirr seanca e jashtëzakonshëm për miratimin e buxhetit të vitit 2026 në Kosovë, e cila siç pritej dështoi.

Gjithsesi kjo tentativë shëmbëlleu më shumë si një teatër absurd. Kjo sepse subjektet e tjera parlamentare si: PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë deklaruar paraprakisht se nuk do të marrim pjesë me argumentin se kjo seancë është thirrur pa agjendë të dakorduar, pa konsultim dhe pa respektim të rregullave parlamentare.

VV kërkoj mbështetjen e të gjitha partive për votimin e nëntë pika të rendit të ditës, pasi argumentoi se ato “nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve

Në rend dite ishin disa pika si formimi i komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Mos miratimi i buxhetit vë në vështirësi krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, lihen pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.

Në fund, vendosja e interesave politike të të gjithë subjekteve partiake përpara qytetarëve është vetëm në dëme të këtyre të fundit.