Kosova do ta zhvendosë ambasadën e saj në Londër në një rezidencë të cilën e ka blerë dhe vlera e së cilës është 6.5 milionë paund. Ajo ndodhet në Hyde Park dhe dikur ishte në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes kësaj synojnë të forcojnë lidhjet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan”.

Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban vendndodhja dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti në Twitter.

The Telegraph raportoi të hënën se prona e artit dhe artizanatit në Bayswater, është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje nga ambasadori Ilir Kapiti.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë, tavane të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.