Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar ditën e sotme biznesmenin Valon Lluka. Për rastin ka lëshuar një deklaratë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala. Lluka akuzohet për disa vepra penale si “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

“Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, deklaroi Shala