Dhomat e Specilizuara të Hagës dënuan sot me 25 vjet burgim ish-Presidentin e Kosovës, Haxhim Thaçi. Ky i fundit, sipas Trupit Gjykues, u shpall përgjegjës për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen.
Por, vendimi i sotëm sjell në vëmendje një krahasim me dënimet e dhëna më herët nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Sipas të dhënave, dënimi më i lartë i dhënë ndaj një zyrtari serb ishte 22 vjet.
Ky dënim u vendos ndaj Nebojša Pavković, Komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë dhe më vonë Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
Po ashtu, i njëjti dënim me 22 vjet burgim është dhënë edhe për Nikola Šainović, ish-zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, i cili u dënua për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.
Dënimet për zyrtarët serbë ishin:
Nebojša Pavković – 22 vjet burg, për deportim, dëbim dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës.
Nikola Šainović – 22 vjet burg, për krime kundër shqiptarëve të Kosovës.
Vladimir Lazarević – 14 vjet burg.
Sreten Lukić – 20 vjet burg.
Dragoljub Ojdanić – 15 vjet burg.
Vlastimir Đorđević – 18 vjet burg.
Milan Milutinović, ish-president i Serbisë – i shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat në 2009.
Kështu, dënimi prej 25 vitesh ndaj Thaçit është më i lartë se dënimi përfundimtar prej 22 vitesh i dhënë nga ICTY ndaj Pavkovićit në çështjet që lidhen me krimet në Kosovë.
Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
