Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Sali Nivica”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person të identifikuar si Agron Hajdari.
Sipas informacioneve paraprake, Hajdari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, për arsye ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
