Tetë vite më parë shqiptarët janë ndjerë shumë krenar teksa një flamur me shkrimin “Autochthonous” fluturoi në mes të stadiumit të Beogradit.

Ky flamur ndërpreu ndeshjen “më pikante” Serbi-Shqipëri.

Ndërkohë kujtojmë se heroi i asaj mbrëmje në Beograd ishte Ismail Morina i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina.

Ndërkohë sot kur kanë kaluar kaq vite nga kjo ngjarje, Morina ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli pikërisht për të.

Në kuadër të kësaj, Morina u shpreh se serbët nuk e donin atje.

Ai u tha gjithashti se Serbisë nuk i intereson Ismail Morina në Beograd se do të prishte punët e ‘Ballkanit të Hapur’

“Kemi një proces që quhet Ballkani i Hapur dhe kjo është ironia e fatit për mua që më ndihmon në mënyrë paradoksale, kemi një proces që nuk mendoj se Serbisë në këtë moment do i interesonte Ismail Morina në Beograd se do prishte punët e ‘Ballkanit të Hapur’. S’mund të jem pro kësaj nisme”.-tha Morina.