Kuvendi i Kosovës ka parë ditën e sotme dhunë si asnjëherë më parë.
Teksa fillimisht është sulmuar kryeministri Albin Kurti, këtë pasdite një prej deputeteve opozitare ka goditur me shishe uji, ndëkohë që janë hapur çadra apo dhe pankarta në gjuhën serbe.
Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka provokuar sërish tensione mes deputetëve.
Megjithatë deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, gjithë këtë situatë e ka marrë me sportivitet.
Madje, ajo shihet me një pankartë në dorë, që shkruan “RAUNDI I DYTË”, duke ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita gjatë ditës së sotme.
Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.