Britania ka sanksionuar nje bande kriminale, e cila dyshohet se kishin falsifikuar dokumente, që me pas perdoreshin për trafikimin e qënieve njerëzore.

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar “Rrjeti Krasniqi”, që përshkruhet si një grup i strukturuar me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false.

Mbretëria e Bashkuar tha se kjo bandë e organizuar kriminale është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve false dhe furnizimit me to për bandat kriminale.

“Grupi ka krijuar pasaporta false, letërnjoftime dhe patentë-shoferë të më shumë se 50 shteteve, përfshirë të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha në njoftim.

Sipas Mbretërisë së Bashkuar, personat e sanksionuar janë: “Burim Krasniqi, që përshkruhet si udhëheqës i rrjetit Krasniqi; Arif Krasniqi, që thuhet se ishte ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre dhe anëtarët e grupit Flamur Krasniqi, Valon Krasniqi, Sami Duriçi, Granit Avdyli, Nexhmie Selmani dhe Endrit Emerllahu.

Perpara samitit, kryeministri britanik, Keir Starmer tha se vendi është i vendosur për të luftuar emigracionin e parregullt.