Policia e Kosovës ka “zbarkuar” në Veri në një aksion policor me urdhër të të Prokurorisë Speciale, për veprat penale Korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale Korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Drejtori i Policisë në veri, Veton Elshani tha për Telegraf se aksioni po kryehet në katër vendndodhje të ndryshme.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, u shpreh ai Elshani, duke shtuar se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

Ky aksion mësohet se ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.