Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti shfrytëzoi ceremoninë e organizuar nga Presidenca me rastin e 35-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës, për të përcjellë një mesazh në lidhje me atë që deklaroi Volodymyr Zelensky ditë më parë gjatë një vizite të Beograd.
Kurti tha se qëndrimi i Kosovës ndaj Ukrainës ka qenë i njëjtë që nga dita e parë, duke nënvizuar se solidariteti i Kosovës me Kievin nuk ka qenë kurrë transaksional.
“Jemi të vetëdijshëm se Kievi ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ky qëndrim u përsërit dy javë më parë. Ne besojmë se ky qëndrim nuk i qëndron as fakteve historike dhe as ligjit ndërkombëtar dhe do ta themi këtë sa herë që të jetë e nevojshme. Kosova dhe populli shqiptar qëndrojnë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të drejtën e tyre historike”, tha ai.
Kujtojmë që gjatë një vizite në gusht në Serbi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qëndrimi i vendit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur nuk ka ndryshuar. Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta, duke marrë parasysh mbështetjen e treguar nga Kosova ndaj vendit në luftë.
