Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Partitë që deri tani ishin në opozitë, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ishin kundër, ndërsa partia “Nisma” abstenoi.
Pas dështimit të votimit për Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë. Dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.




