Dosja hetimore sa i takon përdhunimit të së miturës në Kosovë është tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
E bërë publike për mediat, kjo dosje ka dokumentuar dhe tregon detaje rrëqethëse nga përdhunimi i të miturës të rrëfyera nga vetë viktima e rastit.
Nga ana tjetër Ekrem Rexhepi, një nga përdhunuesit e 11-vjeçares në Prishtinë ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Për 26-vjeçarin është mbajtur seanca dëgjimore ku u caktua masa e sigurisë, teksa ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Një nga 5 përdhunuesit e vajzës është edhe vëllai i tij 16-vjeçar i cili ndodhet në arrati.
Dëshmia e plotë e vajzës mbi përdhunimin në grup ka tronditur opinionin publik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur fillimisht në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
DOSJA E PROKURORISË
“Përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.
Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat.
Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri.
Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.